Secondary Adv

Bashkite dyfishuan te ardhurat nga tarifat e sherbimeve vendore: 4.2 mld ne 2018

Share on Google+

Në 5 vitet e fundit 61 bashkitë në të gjithë vendin kanë dyfishuar të ardhurat nga tarifat e shërbimeve vendore, të cilat arritën ne 4.2 miliardë lekë në vitin 2018.

 

Kjo shumë përfshin të ardhurat që qeverisja vendore akumulon nga tarifat e shërbimeve për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve, pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit publik. Referuar raportit të financave vendore, prej vitit 2016 këto të ardhura kanë shënuar një rritje progresive. Konkretisht në 2014-ën janë mbledhur 2 miliardë lekë, në 2015-ën 2.1 mld lekë dhe më pas kapërcimi është bërë në vitet pasardhëse, ku viti që lam pas arrin vlerën më të lartë të paktën për 10 vitet e fundit. Të ardhurat nga këto burim, të cilat janë shërbime të vazhdueshme që ofrojnë bashkitë, janë tregues domethënës i përmirësimit të procesit të administrimit fiskal, në nivel vendor, pas reformës territorial administrative. Ndërsa një pjesë e rritjes së të ardhurave mund të vijë edhe si rrjedhojë e nivelit të tarifës që kërkohet të paguajë tatimpaguesi, ndërsa pjesa kryesore vjen prej zgjerimit të bazës së tatueshme, ose rritjes së numrit të tatimpaguesve, si dhe procedurave më të mira të administrimit./Scan


Më të lexuarat