Secondary Adv

Buxheti grumbullon 867 mln leke me pak se plani: Taksat kontribut negativ

Në 5 muajt e parë të vitit në arkën e shtetit janë mbledhur rreth 188.3 miliardë lekë apo 867 milionë lekë më pak se plani.  

 

Referuar treguesve fiskale të publikuar nga Ministria e Financave, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë për muajin Maj rezulton të jenë arkëtuar 8.3 miliardë lekë më shumë se një vit më pare. Ndërsa niveli i realizimit është i njëjtë për të dyja vitet, në masën 39 për qind. Duket se luhatjet në kursin e këmbimit gjatë muajit që kaloi kanë dhënë efektin e menjëhershëm në buxhet, në rënien e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka vijuar të kontribuojë negativisht, pasi në 5 muaj arkëtuar rreth 55 miliardë lekë, apo 4.3 miliardë lekë më pak se parashikimi i bërë për këtë periudhë. Ndërsa paralelisht janë rimbursuar 7 miliardë lekë, apo rreth 1.6 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e një vitit më parë. 

 

Po ashtu, negativisht kanë kontribuuar taksat nacionale, ku janë mbledhur rreth 2 miliardë lekë më pak se plani, dhe në total 14 miliardë lekë. Me rënie janë paraqitur dhe të ardhurat nga akcizat me 97 milionë lekë. Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin, me rreth 1.9 miliardë lekë më shumë se plani, ku janë mbledhur rreth 17.7 miliardë lekë. Rritje ka pasur edhe tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 18.4 miliardë lekë nga apo 1.8 miliardë lekë më shumë se plani. Ndërsa krahasuar me Maj 2018, rezulton një kapërcim me 4.2 miliardë lekë më shumë. Po ashtu, pushteti vendor ka qenë shumë aktiv në mbledhjen e të ardhurave, me 2.2 miliardë lekë më shumë se parashikimet. Ndërsa me mos realizim paraqiten investimet, ku në 5 muaj janë paguar 28.9 miliardë lekë, apo rreth 7 miliardë lekë më pak se plani./Scan


Më të lexuarat