Secondary Adv

West Residence ne Gjykaten Administrative: Presidenca kerkon shfuqizimin e lejes

Ndërtimi i një pallati pranë Presidencës që zgjoi debate të shumta që në fillesat e tij, ka vijuar me përplasjen në gjykata. 

 

Këto ditë, çështja ka arritur në Gjykatën Administrative të Apelit ku Institucioni i Presidentit të Republikës ka kërkuar shfuqizimin e vendimit që autorizon kompanitë private të përfshira në projekt të vijojnë me ndërtimin. Të paditur rezultojnë Këshilli Kombëtar i Territorit, Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit kurse palë të treta Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme, Garda e Republikës, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Shoqëria “SOCIETY INVEST” shpk, Shoqëria “TDT & PARTNERS” shpk dhe Avokatura e Shtetit.

 

Referuar objektit të çështjes nga Institucioni i Presidencës së Republikës kërkohet shfuqizimin/anulimin e aktit administrativ: Vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 11, datë 20.06.2018 “Per miratimin e lejes së zhvillimit për objektin, Godinë polifunksionale West Residence 2,3,4,5,6,7,8 dhe 9 Kate, me vendndodhje në rrugen Ibrahim Rugova, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë INVEST SOCIETY, miratuar me vendndodhje në kufi me godinën e Presidentit.

 

Së dyti, kërkohet shfuqizimi/anulimi i aktit administrativ të Vendimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr. E-22296/7, date 3.10.2018, “Për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin godinë polifunksionale West Residence 2,3.4,5.6,7.8 dhe 9 kate, me 4 kate parkim nën tokë, në rrugën Ibrahim Rugova, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë, me zhvillues Shoqëria INVEST SOCIETY dhe subjekt ndërtues Shoqëria TDT & PARTNERS, miratuar me vendndodhje në kufi me selinë e Presidentit. 

 

Po kështu, kërkohet sigurimi i padisë nëpërmjet pezullimit të menjëhershëm të zbatimit të akteve administrative, objekt gjykimi sipas kësaj kërkese padie për pezullimin e çdo punimi, deri në zgjidhjen e çështjes. Përplasja për ndërtimin pranë Presidencës nisi vitin e shkuar pas miratimit të lejes ndërkohë që u lakua nga nisja e një hetimi tek mundësia e pezullimit të punimeve por që sot ndërtimet pranë 9-katshit vijojnë normalisht./Monitor 


Më të lexuarat