Secondary Adv

Nderprerje energjie sot dhe neser: Keto zona ne Tirane pa drita per shkak te punimeve ne kabina

Ditën e sotme dhe ditën e nesërme disa lagje të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve të kabinave.

 

Konkretisht OSHEE njofton se sot stakime të energjisë do të ketë: në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”, rruga “Rexhep Preza”, rruga “Koli Bano”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 stakim të energjisë do të ketë në rrugën Tahir Sinani”, si dhe në rrugën “Pandi Dardha”. 

 

Po kështu nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndërprerje të energjisë rruga “Sabri Preveza”, rruga “Teodor Keko”, rruga “Naim Frashëri”,  rruga “Jordan Misja”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”. Për sa i përket ditës së nesërme, OSHEE bën me dije se ndërprerje do të ketë: në orën 09:00-15:00/rruga “Mine Peza”, rruga “Teodor Keko”, në orën 9:30-15:00/rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”ndërsa në orën 09:00-12:00/ rruga “Myslym Keta”,  rruga “Tahsim Shehu”, rruga “Ramazan Disha”./Shqiptarja.com


Më të lexuarat