Secondary Adv

Hotelet ne site- Nis Task Forca e turizmit: Deri me 20 Korrik ne terren, fokus bregdeti

Share on Google+

Nga sot hotelet dhe njësitë e tjera akomoduese do kalojnë në sitën e një task-force, me qëllim që të garantohet një sezon veror më i sigurt dhe cilësor për pushuesit.  

 

Task Forca e turizmit, e cila ka në përbërje përfaqësues nga disa institucione, deri më datën 20 Korrik do të jetë në terren dhe do të verifikojë kushtet e lejeve mjedisore në rastet e strukturave akomoduese, por jo vetëm, respektimin e zonave ku duhet të ketë rojë sigurie, kufizimin e zonave ku lejohet notimi dhe lëvizja e mjeteve të shpejtësisë, menaxhim korrekt nëpërmjet hapësirave publike dhe private të stacioneve të plazhit si dhe do të kërkojë me rigorozitet respektimin e zhurmave, përmes një plani të detajuar. 

 

Fokusi do të jenë të bregdet, por nuk përjashtohen edhe zonat e tjera. Në të gjithë vendin janë rreth 3800 struktura akomoduese. Ndërsa janë të kategorizuara në hotele, dhoma private apo bujtina, ku në fokus do të jenë më së shumti hotelet e mëdha të cilat kanë edhe përgjegjësi për zonën përreth. Ministria e Turizmit pret që ky vit të mbyllet me 6.6 milionë turistë, apo 600 mijë më shumë se një vit më parë./Scan


Më të lexuarat