Secondary Adv

Perfundon Loti i 1 i rruges se Lumit te Vlores: FSHZH fillon punimet per Lotin 2

Loti i 1 i rrugës së Lumit të Vlorës ka përfunduar dhe kanë nisur tashmë punimet në Lotin 2, segmentin Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos.

 

Loti i 1 i rrugës së Lumit të Vlorës ka përfunduar dhe kanë nisur tashmë punimet në Lotin 2, segmentin Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos. Sipas njoftimit, ndryshimet në infrastrukturë kanë ndikuar në zhvillimin dhe lehtësimin e të gjitha fshatrave me qytetin e Vlorës. Qëllimi i këtij invesimi madhor (i financuar nga Fondi Kuvajtjan, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare) është realizimi i një lidhje përfundimtare dhe jo thjesht mes fshatrave të Vlorës, por edhe mes Vlorës dhe Himarës duke i krijuar mundësi edhe banorëve të Tepelenës apo edhe turistëve që vijnë nga ana tjetër e Shqipërisë, nga Gjirokastra dhe Tepelena për të pasur akses më të shpejtë në bregdet.

 

Thënë ndryshe bëhet fjalë për më shumë se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapsirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blektorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun vendas, por edhe atë të huaj për eksport. Projekti i Rikontruksionit të Rrugës së Lumit të Vlorës përfshin punimet civile për rikonstruksionin e rrugës, ndërtimin e veprave të artit, elementëve të sigurisë dhe të ndriçimit, vendkalimet e këmbësorëve përgjatë rrugës si dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Të gjitha qëndrat e fshatrave përgjatë Rrugës së Lumit të Vlorës, do të trajtohen si zona urbane me trotuare, ndriçim, gjelbërim./Scan


Më të lexuarat