Secondary Adv

Ekonomia 4 vitet e ardhshme: Qeveria optimiste, synon te coje borxhin ne 60 per qind

Share on Google+

Qeveria ka hedhur për konsultim strategjinë për menaxhimin e financave publike 2019-2022, ku synon që në fund të kësaj periudhe borxhi publik të jetë 60% e PBB. 

 

Ky synim mbështetet në rritjen e të ardhurave dhe uljen e shpenzimeve. Dokumenti në tërësi  ka shtatë objektiva specifike që synojnë të vënën “nën kontroll” financat publike në vend si: Kuadër fiskal i qëndrueshëm dhe i matur; Planifikim i mirë integruar dhe efikas; Mbledhja e të ardhurave;  Zbatim efikas i buxhetit; Transparenca e Financave Publike; Kontroll i brendshëm efektiv; Mbikëqyrje e jashtme efektive e financave publike. Po ashtu, parashikohet që deficiti buxhetor të bjerë në 1.2% të PBB-së në vitin 2021 duke ulur shpenzimet aktuale, por në të njëjtën kohë duke ruajtur rritjen e shpenzimeve kapitale me një mesatare prej 5%. 

 

Investimet publike pritet të rriten me mbi 6% të PBB-së në vitin 2021, por sipas Ministrisë së Financave, që të mundësohet kjo rritje mund të jetë e vështirë për shkak të dobësive në planifikim dhe menaxhim të shpenzimeve kapitale. Megjithatë në dokument nuk përjashtohen edhe risqet. Ku theksohet se Shqipëria është goxha e ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje me të cilat po përballen edhe partnerët evropianë, ku një rënie ekonomike në këto shtete mund të sjellë nivele më të ulëta eksporti, të remitancave dhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. 

 

Për më tepër, kufizimi i pritshëm i kushteve të përgjithshme financiare do të rrisë koston e Shqipërisë për financime. Ndërsa nënvizohet se borxhi publik i lartë, kursimet e ulëta kombëtare dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë shtojnë varësinë nga burimet e huaja të financimit. Po ashtu, varësia në rritje te PPP-të për projektet infrastrukturore, vlerësohet të ketë sjellë rritjen e detyrimeve kontigjente. Ndër risqet kombëtare përfshihet edhe ndikimi që do të kenë thatësirat në prodhimin e energjisë, duke sjellë kështu rreziqe për buxhetin./Scan


Më të lexuarat