Secondary Adv

Vazhdon rikonstruksioni i kabinave elektrike: 10 zona ne Tirane pa drita sot dhe neser

Share on Google+

Operatori Shpërndarës i Energjisë Elektrike ka njoftuar se në datat 10 dhe 11 korrik, në zona të ndryshme të Tiranës, do të ndërpritet energjia elektrike për disa orë.

 

OSHEE tha se për shkak të rikonstruksioneve të kabinave që janë parashikuar në këto data, ndërprerjet do të jenë nga ora 9 e mëngjesit, deri në orët e para të pasdites.

 

Zonat në të cilat energjia elektrike do të ndërpritet janë si më poshtë:

10 korrik

09:00 -15:00 – rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”

09.00 -13.00 – rruga “Frano Bardhi”, rruga “Irfan Tomini”, rruga “Hamdi Pepa”

09:30 – 15:00 – rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”

09:00 -16:00 – rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Myslym Keta”

 

 

11 korrik

01:00 – 05:00 – rruga “Jeronim De Rada” pjesërisht, tek Gjykata e Apelit

09:00 -15:00 – rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Skënderbej”, afër Bllokut te Ambasadave

09:30 – 15:00 –  rruga “Jordan Misja”

09:00 – 13:00 – rruga “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut, rruga “Preng Bibe Doda”

13:00 – 15:00 – rruga “Bardhyl” pjesërisht

09:00 – 16:00 – rruga “Pandi Dardha”, rruga “Gjergji Legisi”/ SCAN


Më të lexuarat