Secondary Adv

Projektligj per rritjen e konsumit: Detyrime te reja per bizneset, rigjallerim i zonave urbane

Share on Google+

Qeveria ka vendosur të ndërhyjë për të nxitur konsumin e mallrave në qytete, përmes mekanizmit të ofrimit të shërbimeve publike dhe private më cilësore. 

 

Një nga mënyrat që vendet perëndimore e kanë nxitur rritjen e konsumit nëpër qytete është zhvillimi i zonave të përmirësimit të biznesit (BID). Sipas këtij koncepti, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj, i cili është hedhur për konsultim. Zonë për Përmirësimin e Biznesit është një koncept inovator që ka fituar terren në planifikimin e qyteteve perëndimore për sa i përket vetë organizimit dhe vetë rregullimit të bizneseve, duke përcaktuar zona të veçanta ku bizneset vetë organizohen me synimin për një menaxhim më cilësor të zonës BID në lidhje me shërbimet publike bazë të ofruara dhe për shërbime shtesë që mundësohen nga ky vetë organizim sipas konceptit BID. 

 

Aktualisht në Bashkitë Berat, Korçë, Krujë, Shkodër, Tiranë, Gjirokastër dhe Vlorë, po zbatohen projektet “Zonë për Përmirësimin e Biznesit”, në marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Sipas një studimi të bërë ka rezultuar se bizneset që organizohen në BID kanë përfitime të drejtpërdrejta veçanërisht në rritjen e qarkullimit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për konsumatorët për shkak të një infrastrukture më të mirë komunitare që ofrohet në zonat BID. 

 

Ndërhyrja e qeverisë është e nevojshme për rigjallërimin e zonave të biznesit në qendra urbane dhe rurale, duke lehtësuar zhvillimin e tyre, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në zonat përkatëse ku ka përqendrim të lartë të biznesit të vogël. Detyrimi i bizneseve është që të paguajnë një kuotë të caktuar që do të përdoret për zhvillimin e zonave urbane ku ato operojnë, ndërsa ligji është përcaktues i rregullave se si do të funksionojnë këto zona./Scan


Më të lexuarat