Secondary Adv

4 konvikte te shkollave te mesme do rikonstruktohen: APP hap tenderin prej 3.3 mln lekesh

Share on Google+

Katër konvikte të Shkollave të Mesme në Tiranë do të rikonstruktohen përgjatë muajve në vijim. 

 

Katër konvikte të Shkollave të Mesme në Tiranë do të rikonstruktohen përgjatë muajve në vijim. Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe ka vendosur në dispozicion një fond prej 3.3 milionë lekësh. Pjesë e rikonstruksioneve do të jetë konvikti ‘Mjeshtria Sportive’, konvikti ‘Ekonomiku’, konvikti ‘Hoteleria’ dhe konvikti ‘Liceu Artistik’. Tenderi do të qëndrojë i hapur për aplikantët e interesuar deri më 22 korrik, ora 11:00./Scan


Më të lexuarat