Secondary Adv

Ligji per Biokarburantet: 10 per qind e karburantit do prodhohet nga biomasa

Share on Google+

5% e sasisë së karburanteve të konsumuara për transport duhet të përbëhet nga biokarburantet, ndërkohë që nga viti 2020, kjo sasi duhet të përbëjë 10% të totalit. 

 

Gjithçka përcaktohet në një projektligj, që ka mbërritur në Kuvend, përmes të cilit për herë të parë i hapet rruga prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve, me qëllim arritjen e e objektivit për përdorimin e energjive të rinovueshme në masën 38% deri në vitin 2020. Po ashtu, përdorimi i biokarburanteve vjen në kuadër të objektivave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit, zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të bujqësisë dhe pyjeve si stimul për zhvillimin rural dhe nxitje të punësimit, si dhe uljen e sasisë së emetimeve të ndotësve në ajër dhe të emetimeve të gazeve me efekt serrë, të çliruara në mjedis nga veprimtaritë në sektorin e transportit. 

 

Biokarburantet janë lëndë djegëse për sektorin e transportit që prodhohen nga biomasa, ndërkohë që projektligji i propozuar nga qeveria parashikon prodhimin e tyre brenda vendit ose importin e tij. Sipas dokumentit, kur prodhimi vjetor vendas i biokarburanteve dhe i lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, nuk mbulon të gjithë sasinë minimale vjetore, për t’u hedhur në treg, shoqëritë e tregtimit me shumicë që do të pajisen me licencat përkatëse detyrohen të garantojnë furnizimin e tregut me këtë sasi minimale vjetore nëpërmjet importit.Trajtimi fiskal i prodhimit dhe tregtimit të biokarburanteve do bëhet sipas legjislacionit doganor e tatimor aktual./SCAN


Më të lexuarat