Secondary Adv

Tansformohen konviktet ne Qytet Studenti: Nje kampus i ri universitar pritet te ndertohet

Share on Google+

Në kuadër të Paktit për Universitetin ka përfunduar tashmë rikonstruksioni i pothuajse të gjithë godinave studentore. 

 

Vetëm në 4 muaj, “Qyteti Studenti” ka pësuar ndryshime të thella dhe të gjithanshme, të cilat sfidojnë qartazi afro 4 dekada, ku edhe vetë studentët me të drejtë në atë fund dhjetori të vitit 2018, ishin skeptik se realisht premtimet e bëra nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të mund të realizoheshin. Një sfidë jo vetëm për të mbajtur premtimet, por edhe një sfidë që godinat që do të restauroheshin t’i përgjigjeshin kërkesave të kohës, për të mbyllur një herë e mirë kapitullin e neglizhencës dhe abuzimit politik me studentët. 

 

Dhe ja sot, Qyteti Studenti shfaqet me një pamje të re, godina të restauruara, dushe 24 orë, tualete moderne, ndriçim në të gjitha katet dhe dhomat, sisteme ngrohje dhe ftohje, salla studimi brenda godinave, gjelbërim përreth gjithë godinave, stola të rinj, shtretër të rinj, dyshekë dhe gjithçka tjetër të domosdoshme, është panorama që ofrohet sot në “Qytetin Studenti”. 

 

Ndërkohë që puna në Qytetin Student vijon dhe kudo shesh ndërhyrje në godina si te 26, apo godina që sapo kanë përfunduar si godinat 9 dhe 10. Studentët sot janë shumë më mirë se 4 muaj më parë dhe ky është një fakt. Ndërkohë, brenda mandatit të dytë të kryebashkiakut Erion Veliaj, në zonën e Qytetit Studenti do të ngrihet një kampus i ri universitar, me standardet më moderne europiane./Balkanweb


Më të lexuarat