Secondary Adv

OSHEE do investoje ne sahatet e energjise: 226 mije matesa te rinj do instalohen gjate 2019

Share on Google+

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë ka planifikuar instalimin e 226 mijë matësave të energjisë gjatë këtij viti.  

 

Në një dokument të kompanisë publike nënvizohet se një pjesë e këtyre matësve do të financohen nga kredia me Bankën Botërore për rimëkëmbëjen e sektorit ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga burimet financiare të saj. “Instalimi i matësve në vitin 2019 do të bëhet për arsyet: për pajisjen me matësa të abonentëve të rinj, zvendësimin e matësve me anomali të prodhuara nga shfrytëzimi i sistemit të matjes dhe së treti për rinovimin e teknologjisë me anë të zvendësimit të matësve induktivë me ato statikë. Instalimi i matësve në abonentë fundorë për vitin 2019 do të realizohet nëpërmjet fondeve të Bankës Botërore dhe atyre të OSHEE.

 

Me fondet e BB do të instalohen 36 mijë matës kurse me fondet e OSHEE do të instalohen 190 mijë matës. Matësat që do të instalohen do të jenë mates statik” thuhet në dokument. Vetëm nga fondet e OSHEE do të shpenzohen 164 milionë lekë për instalimin e matësve. Pjesa më e madhe e matësve parashikohet që të instalohet në rajonin e Tiranës me një total prej 76 mijë të tillë për të kaluar më pas në Shkodër me 30 mijë apo Durrës me 25.5 mijë. Kukësi do të ketë edhe numrin më të ulët të matësve që do të instalohen, me 4636 matës në total.

 

Në vitin 2018 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë nuk arriti që të plotësonte planin që kishte për instalimin e matësve të energjisë elektrike. Referuar shifrave zyrtare u instaluan 48.2 mijë matësa me një vlerë 389 milionë lekë. Pavarësisht numrit të konsiderueshëm të matësve të instaluar rezulton se nga ana e OSHEE nuk është realizuar tërësisht plani i vitit 2018. Në këtë plan fillestar kompania parashikonte që të instalonte të paktën 106 mijë matës vetëm me fondet e BB por janë instaluar vetëm 19.4 mijë ose 18 për qind e planit./Monitor


Më të lexuarat