Secondary Adv

Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik te Tiranes: Perfundojne 40 per qind e punimeve ne Boville

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Ujësjellës-Kanalizime po vijojnë me intensitet të lartë punën për realizimin e projektit strategjik Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik të Tiranës.

 

Projekti synon dyfishimin e kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë, duke ofruar shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm për afro 1 milionë banorë. Deri më tani, brenda 4 muajve janë realizuar afro 40 për qind të punimeve, dhe duke marrë parasysh ritmin e punës parashikohet që vepra të finalizohet para afatit të kontratës. Përveç zonës së Tiranës qytet, përfituesit kryesor do jenë edhe zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona./Balkanweb


Më të lexuarat