Secondary Adv

Lajm i keq per administraten: Del urdheri, leja e zakonshme 2019 vetem pas 1 shtatorit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se punonjësit e administratës së prefekturave nuk do të marrin dot pushimet para datës 1 shtator.

 

Arsyeja lidhet me fazën në të cilën ndodhet procesi i konsitutimit të pushtetit vendor, pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Në takimin me prefektët, ministri tha se gjatë gjithë muajit gusht administrata duhet të jetë në krye të detyrës dhe se nuk duhet lejuar zbehja e punës në institucione gjatë muajit gusht. “Mbetet me rëndësi funksionimi i pandërprerë i administratës vendore që ndodhet në fazë tranzicioni dhe ekziston risku i shkrehjes së punës së disa strukturave. Ndaj kam mbledhur prefektët për të përcjellë mesazhe për administratën vendore e cila duhet të jetë në krye të detyrës. Pas datës 1 shtator do të bëjnë pushimet” tha ministri. Sa i përket asaj që pritet në vijim, ministri tha se administrata e bashkive nuk ka pse të trembet për faktin se nuk do të aplikohen largime masive nga puna sikurse ka ndodhur në të shkuarën./SCAN


Më të lexuarat