Secondary Adv

OSHEE hap tenderin:Galeri per kabllot elektrike ne Bulevardin Zogu i Pare

OSHEE ka shpallur tenderin për sistemimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për Bulevardin ‘Zogu i Parë’ në kryeqytet.   

 

Qëllimi është ndërtimi i një galerie për kabllot e rrjetit shpërndarës përgjatë gjithë bulevardit. “Ndërtimi i galerisë së rrjetit të shpërndarjes ka për qëllim sistemimin dhe standartizimin e gjithë rrjetit shpërndarës që shtrihet në këtë zonë. Ky segment i propozuar do të lidhet me galeritë ekzistuese të ndërtuara sipas të njëjtave standarte të cilat bëjnë lidhjen e Bulevardit Dëshmorët e Kombit me Bulevardin Zogu i parë, si dhe rrjetin e galerive të ndërtuara në funksion të nënstacionit elektrik 110/20 Kilovat Qendër” shkruhet në dokumentet e tenderit të shpallur.

 

Ky tunel do të lidhin nënstacionet ekzistuese kryesore të Tiranes si Rajonal Tirana 1 110/35/20kV, Qendër 11020kV, transformimi i ri Zogut të Zi 110/35/20kV si dhe Unazën me linjën transmetuese 110kV Tirana 3 dhe Qendër-Zogu i Zi –Rajonal. Zona ku do të ndërhyhet është rehabilituar nga Bashkia Tiranë për herë të fundit në Vitin 2005 dhe së shpejti do t’i nënshtrohet një tjetër rehabilitimi i cili pritet të fillojë në 2019 si pjesë e transformimit urban të Qytetit të Tiranës. Fondi i vendosur në dispozicion të punimeve është 118 milionë lekë. Aplikantët e interesuar do të mund të paraqesin ofertat e tyre deri më 14 gusht, ora 10:00. Që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues të tenderit, punimet do të ekzekutohen brenda një afati kohor 6 mujor./Scan


Më të lexuarat