Secondary Adv

Bashkia vijon investimet ne kryeqytet: Transformohet lagjja ne rrugen Eshref Frasheri

Një tjetër lagje në kryeqytet, në zonën e Don Boskos, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore, ambiente çlodhëse dhe argëtuese, si dhe shërbime cilësore për qytetarët. 

 

Bëhet fjalë për bllokun e banimit në rrugën “Eshref Frashëri”, ku falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, e gjithë hapësira ka marrë një pamje të re. Ndërkohë që një pjesë e qytetarëve kanë nisur pushimet për këtë sezon veror, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë vijuar punën për rehabilitimin e zonës, me shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, ndriçimin dhe gjelbërimin. Po kaq cilësor dhe e rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri të lodrave për fëmijët, i cili ndërthuret së miri me infrastrukturën në rrugën “Eshref Frashëri”. Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’iu mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde./Balkanweb


Më të lexuarat