Secondary Adv

Pezullohet tenderi i tunelit Kardhiq-Delvine: ARRSH shpalli fituese kompanine me oferten me te larte

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka skualifikuar 5 ofertat më të ulëta, pasi, sipas tij, nuk përmbushnin kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën më të lartë. 

 

Vendimi është ankimuar në komisionin e prokurimit publik nga një tjetër subjekt pjesëmarrës. Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 23 milionë euro, për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë. Tenderi, që është pjesë e lotit 7 të rrugës Kardhiq Delvinë, u zhvillua nga ARRSH në 17 qershor. Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani dhe ofertat e paraqitura prej tyre kanë variuar nga 15, deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.   

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka skualifikuar 5 ofertat më të ulëta, pasi, sipas tij, nuk përmbushnin kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën më të lartë. Vendimi është ankimuar në komisionin e prokurimit publik nga një tjetër subjekt pjesëmarrës. Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 2 kilometër, nga të cilat 1.2 kilometër janë tunel. Fondi limit për këtë vepër ishte përcaktuar 19 milionë euro pa TVSH dhe 23 milionë euro me TVSH./Shqiptarja.com


Më të lexuarat