Secondary Adv

Renditemi nder vendet me ndotjen me te larte, por paguajme 370 mln euro taksa per mjedisin

Share on Google+

Shqipëria nuk shquhet si vend i pastër, përkundrazi plehrat i gjen lehtësisht kudo, sidomos në bregdet, ndërsa në rrugë shpesh të merret fryma nga makinat që nxjerrin tym të zi.

 

Megjithatë bizneset dhe qytetarët paguajnë rreth 370 milionë euro në vit si taksa për mjedisin, ose gati 3.1% e asaj që prodhon ekonomia në një vit (prodhimi i brendshëm bruto). Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, në 2017, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën vlerën e rreth 47 miliardë lekë, duke pësuar rënie me 0,64% krahasuar me vitin 2016, ndikuar kjo kryesisht nga rënia e të ardhurave nga taksat e transportit. Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2017, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 53,18%, të shoqëruar nga taksat e transportit 42,77%, taksat e ndotjes me 4,01% dhe taksat e burimeve natyrore me 0,04%.

 

Në vitin 2017, të ardhurat nga taksat e transportit janë ulur me 4,88%, ndërsa janë rritur taksat e energjisë me 2,87%, të ardhurat e taksave të ndotjes me 1,31% dhe taksat e burimeve natyrore me 23,27%, krahasuar me një vit më parë. Në 2017, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 3,06 %, duke pësuar rënie me 0,18%, krahasuar me 2016. Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2017, përbëjnë 11,91% të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rënie me 1,01% krahasuar me 2016./Syri.net


Më të lexuarat