Secondary Adv

Rriten eksportet e prodhimeve bujqesore, zgjerohet harta ne BE

Share on Google+

Për herë të parë në 30 vjet kemi një ulje të raportit import-eksport nën 3, nga rreth 6, që ishte ky raport në vitin 2013. Kështu është shprehur dje ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë një deklarate për mediat.

 

“Shifrat për 6-mujorin e parë të këtij viti janë vërtet impresionuese po t’i krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në total sektori bujqësor ka një rritje me 24.1%. Grupi i perimeve vazhdon të ruajë pozitat e ‘kampionit’ në eksportin e prodhimeve tona bujqësore. Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Në grupin e perimeve kemi edhe produkte të vecanta me rritje që shkon mbi 80%”, tha ministri Çuçi.

 

Sipas tij këto nuk janë aspak shifra të rastësishme, por dëshmojnë qartë se prodhimet tona bujqësore janë cilësore dhe konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.  Harta e vendeve ku eksportohen produktet tona është e gjerë. Përmenden këtu shtete si Italia, Gjermania, Suedia, Çekia, Anglia, Polonia, Kroacia etj.Krahas vendeve të BE-së, jemi zgjeruar edhe në tregje të reja si India, ku kemi rritur eksportin e mollëve në 65%. Ministri theksoi faktin se deri më tani nuk kemi ngarkesa të kthyera mbrapsht nga eksportuesit.

 

Në vijim të deklaratës ai përmendi gjithashtu se për herë të parë ka nisur eksporti në SHBA i djathit ‘Made in Albania’, si dhe është arritur marrëveshja me Kinën, për t’i hapur rrugë eksportit të nënprodukteve të qumështit, për mjaltin, prodhimet e akuakulturës, të brendshmeve të kafshëve dhe lëkurëve.


Më të lexuarat