Secondary Adv

Lajm i mire per banoret, rruga Burrel-Klos asfaltohet brenda javes, drejtoresha e ARRSH inspekton pu

Share on Google+

Punimet për shtrimin me asfalt të kësaj rruge do të përfundojnë në mesin e kësaj jave sipas ARRSH.

 

Rreth 16 kilometra rrugë në segmentin rrugor Burrel-Klos është pothuajse e përfunduar pasi janë hedhur shtresa e asfaltit dhe vendosja e guardrelave. Për inspektimin e kësaj rruge ka marrë pjesë edhe Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

 

Gjatësia e këtij aksi rrugor është 18.6 km, dhe është një nyjë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ndërkohë në segmentin e mbetur në afërsi të qytetit të Klosit po vijohet me hedhjen e shtresave tw asfaltit. Punimet për shtrimin e  asfaltimit të rrugës mbarojnë në mesin e kësaj jave./ Shqiptarja.com


Më të lexuarat