Secondary Adv

Maqedonia e Veriut hap tenderin per interkonjeksionin me Shqiperine

Share on Google+

Projekti i interkonjeksionit i energjisë elektrike nga Maqedonia e Veriut përfshin ndërtimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë nga Manastiri në kufirin shqiptar, me nënstacion në Ohër, sipas informacionit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila ka aprovuar një kredi deri në 37 milion euro, për projektin 49 milionë euro.

 

Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike i Maqedonisë së Veriut ka hapur tenderin për të ndërtuar një linjë transmetimi 400 kV dhe një nënstacion të ri 400/110 kV në afërsi të Ohrit për t’i siguruar Maqedonisë së Veriut një ndërlidhje të energjisë elektrike me Shqipërinë.  Projekti i interkonjeksionit i energjisë elektrike nga Maqedonia e Veriut përfshin ndërtimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë nga Manastiri në kufirin shqiptar, me nënstacion në Ohër, sipas informacionit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila ka aprovuar një kredi deri në 37 milion euro, për projektin 49 milionë euro. Ndërkohë, edhe BE po bashkëfinancon projektin me një grant 12 milionë euro.

 

Duke siguruar interkonjeksionin e parë mes Maqedonisë Veriore me Shqipërinë, projekti do të sigurojë lidhjen që mungon në iniciativën për të krijuar një korridor transmetimi të energjisë elektrike Lindje-Perëndim midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë. Seksioni midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore ka përfunduar. Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhura me një linjë 400kV dhe kablloja nëndetare midis Italisë dhe Malit të Zi planifikohet të vihet në përdorim tregtar deri në fund të vitit.


Më të lexuarat