Secondary Adv

454 mln leke per infrastrukturen rrugore ne Tirane e Durres: Lehtesim i trafikut ne zonat urbane

Tjetër tender nga FSHZH, me fond 454 mln lekë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat turistike të rajonit qendror dhe lehtësimin e trafikut në zonat urbane. 

 

Ashtu si dy tenderat e tjerë, edhe ky tender do të jetë i hapur për oferta deri me 16 shtator. Ky tender përfshin projekte si rehabilitimi i rrugës Egnatia në Durrës, ndërtimin e Rrugës Lidhese nga Spitali Nr.5 (Rr.Kongresi Manastirit) deri te Rruga e Dibrës, rruga Grekan-Shelgu-Gjyrale në Belsh, rehabilitimi i objektit “Rruga e Dëshmorëve”, nga kryqëzimi i sheshit “Pranvera” te kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” etj./Scan


Më të lexuarat