Secondary Adv

Pas Vlores dhe Sarandes nis puna per shetitoren e Shirokes

Edhe Shiroka do të preket nga projektet për transformimin e saj, në atë që quhet Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane. 

 

Pas Vlorës, e cila tashmë e ka fakt Lungomaren, dhe Sarandës investim i cili u paralajmërua të nisë nga shtatori, edhe Shiroka do të ketë, shëtitore në vijën e saj të Liqenit, Lungolago. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e punës në Shirokë të Shkodrës, vend ku ionvestimet mungojnë prej vitesh. "Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese. Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës", shkruan kreu i qeverisë në Facebook./Shqiptarja.com


Më të lexuarat