Secondary Adv

Bashkia e Himares shpall tenderin: 4.1 mln leke per rikonstruksionin e qendres Terbac

Bashkia e Himarës ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik për rikonstruksionin e Qendrës Tërbaç.

 

Fondi i vënë në dispozicion të këtij investimi është 4.1 milionë lekë dhe punimet do të fillojnë dhe përfundojnë brenda një afati 2 mujor që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues të tenderit. Sipas detajeve të projektit, rikonstruksioni përfshin betonim të rrugëve, veshje fasadë me pllaka guri dhe betoni, ndërtimin e mureve deri në lartësi 3 metra aty ku do të jetë e nevojshme, stola, sistem ndriçimi si dhe kangjella. Tenderi i njoftuar në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri në 2 shtator, ora 9:00./Scan


Më të lexuarat