Secondary Adv

Avancon projekti per trenin Tirane-Durres: Perzgjidhet kompania qe do mbikqyre punimet

BERZH ka përzgjedhur kompaninë që do kryejë mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitmin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e linjës së re drejt Rinasit.

 

Përzgjedhja e kompanisë shënon një avancim në realizmin e një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e infrastrukturës hekurudhore. Sipas BERZH nënshkrimi i kontratës do të bëhet në datën 31 tetor 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e saj do të jetë 44 muaj. Financimi do të bëhet nga kredia që BERZH ka akorduar për realizimin e këtij projekti dhe kap vlerën e 1.5 mln eurove. Ndërkohë që, në total ky institucion do të financojë veprën me një hua prej 36 mln euro, ndërkohë që kosto totale arrin në 90 mln euro.

 

Përveç kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 16 mln euro financohen nga buxheti I shtetit, ndërsa 35.4 mln euro janë grant i Bashkimit Evropian. Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h. Ndërkohë që, linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”. Pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë nga 1-1.2 euro./Scan


Më të lexuarat