Secondary Adv

Dalin pamjet e projektit per vijen e liqenit te Shkodres: Ja si do te transformohet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamjet e një prej projekteve transformuese që përfshin qytetin e Shkodrës. 

 

Një ndër projektet e investimit që lidhen me këtë qytet është edhe vija e liqenit të Shkodrës. Përmes një postimi në facebook, ilustruar përmes fotove, Rama shkruan se ka nisur faza e parë e këtij projekti, për të cilin qeveria shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian.  

 

“SE SHPEJTI… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj😁 PÄ“r këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotove./Balkanweb 


Më të lexuarat