Secondary Adv

Perfundojne punimet ne Njesine 7- Veliaj: Unaza e Madhe dhe rehabilitimi i Lanes brenda mandatit

Blloku i banimit mes Rr. “Kel Kodheli” dhe “Skënder Shtylla” në Njësinë 7 në Tiranë ka ndryshuar tërësisht pamje. 

 

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 7 rrugë kryesore në një zonë ku dominojnë ndërtimet e pas viteve 1990, me vila 1-3 kate, por edhe pallate. Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se realizimi i këtij investimi është treguesi më i mirë se premtimet nuk janë për fushatë. Teksa siguroi se Njësia 7 do të ketë një bum investimesh këtë mandat, kreu i Bashkisë shtoi se pavarësisht minorancave të zhurmshme, puna do të vijojë për rehabilitimin e lumit të Lanës e të Unazës së Re. 

 

Jam shumë i kënaqur nga mënyra si është punuar në Njësinë 7. Këtë mandat Njësia 7 do të përjetojë disa ndërhyrje masive, si rehabilitimi i Lanës, patjetër do të bëhet Unaza e Re, u shpreh Veliaj. Veliaj theksoi se sikurse po bëhet zgjatimi nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ashtu do të vazhdojë edhe projekti nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. “Njerëzit nuk jetojnë vetëm në autostrada dhe vetëm buzë Lanës, njerëzit jetojnë në lagjet e tyre. Do të ecim paralelisht në dy fronte. 

 

Pra, me projektin e Unazës së Madhe dhe me projektin e rehabilitimit të Lanës, me Bulevardin, shëtitoren me tre korsi në të dy anët e Lanës, siç po bëhet zgjatimi nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ashtu do të vazhdojë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Por, njëkohësisht do të vazhdojmë edhe me punimet e Unazës së Madhe te Astiri. Kryebashkiaku deklaroi se me buxhetin e parë të Bashkisë së Tiranës për këtë mandat të dytë do të nisë vrullshëm edhe projekti i 100 Lagjeve. Ai premtoi se investime të tilla të ngjashme, si rehabilitimi i këtij blloku, do të vijojë në çdo lagje dhe apeloi për mirëmbajtje. “Do të vazhdojmë pastaj në nivel kapilar. 

 

Siç kemi filluar me këtë bllok, do të vazhdojmë me blloqet edhe në lindje edhe në perëndim të Rr. “Kel Kodheli” dhe “Skënder Shtylla”. Investimi i Bashkisë së Tiranës në këtë bllok përfshiu ndërtimin dhe rikonstruksionin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave bardha, vendosjen e ndriçimit rrugor LED si dhe linjat e tjera rezervë nën tokë. Gjithashtu, falë edhe bashkëpunimit me banorët e zonës të cilët liruan hapësirë nga oborret e tyre, është bërë ndërtimi me mure rrethues me veshje dhe kangjella dekorativë, duke i dhënë një pamje uniforme dhe estetike gjithë zonës./Balkanweb


Më të lexuarat