Secondary Adv

Trafik i renduar ne Rrugen e Kombit: Pushues nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Edhe në këtë javë të fundit të gushtit fluksi i vizitorëve nga Kosova të cilët vijnë për të pushuar në bregdetin shqiptar, është i madh. 
 

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur Rrugën e Kombit në një trafik të rënduar. Shkak për këtë janë bërë turistët shqiptarë të Kosovës të cilët si çdo vit zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar. Situata me trafikun është më problematike në aksin Morinë- Kukës, duke pasur dhe bllokime të herëpashershme të qarkullimit rrugor. Ndërkohë aksi tjetër që të çon nga Shqipëria në Kosovë është thuajse totalisht i lirë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat