Secondary Adv

Vonon projekti i Parkut fotovoltaik ne Akerni- MIE: Jemi ne proces nenshkrimi te kontrates

Gati 10 muaj pas shpalljes së fituesit të ankandit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Akërnisë në Vlorë, palët nuk kanë arritur të nënshkruajnë ende kontratën. 

 

Rreth 10 muaj pas shpalljes së fituesit të ankandit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Akërnisë në Vlorë, palët nuk kanë arritur të nënshkruajnë ende kontratën që do i hapte rrugën një prej investimeve më të rëndësishme energjetike në vend. Përfaqësuese të Ministrisë së Energjisë thanë se janë në proces, por nuk dhanë detaje të tjera mbi finalizimin e saj. Shpallja e fituesit të ankandit u bë në nëntor të vitit të kaluar, duke parashikuar ndërtimin e një impianti me fuqi të instaluar 100 MË. Ministria tha në atë kohë se 50 MË do të ishin pjesë e masave mbështetëse, që garantojnë blerjen e energjisë, ndërkohë që pjesa tjetër do të jetë lirisht e tregtueshme në tregun e energjisë.   

 

Ankandi është fituar nga bashkimi i 3 kompanive: India Power Corporation e regjistruar në Indi, Mininig Resources FZE, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Midami Limited, e regjistruar në Hong Kong. Projekti do ketë vlerën prej rreth 70 milion Euro, ndërsa pritet të krijojë mundësi të shumta punësimi.Zbatimi i tij projekt do të ishte një hap i rëndësishëm edhe në drejtim të diversifikimit të burimeve të energjisë në Shqipëri, që aktuliasht është i varur në masën 100% nga burimet hidrike, duke bërë që vendi të humbasë miliona euro në periudha thatësirash./Scan


Më të lexuarat