Secondary Adv

Banka Boterore 1.1 miliarde dollare per Shqiperine ne 5 vite


Mbështetja financiare që Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë në 5 vite arrin vlerën e 1.1 miliardë dollarëve. Në periudhën 2015-2019, me ndihmën e Bankës Botërore janë parashikuar 15 projekte; mesatarisht 3 projekte në vit.


Mbështetja financiare që Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë në 5 vite llogaritet rreth 1.1 miliardë dollarë. Deklarata u bë nga Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahsen Sayed, gjatë prezantimit të kuadrit të ri të partneritetit të mërkurën në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Në periudhën 2015-2019, me ndihmën e Bankës Botërore janë parashikuar 15 projekte, mesatarisht 3 projekte në vit per mbështje buxhetore për sektorin makroekonomik dhe financiar dhe financimin e reformën në sistemin energjitik.


“Mbështeja do të adresohet në 5 drejtime, që synojnë përmirësimin e situatës ekonomike”, deklaroi Sayed. Sipas Sayed, Banka Botërore do të vazhdojë të jetë e angazhuar për t’i dhënë Shqipërisë mbështetje të vazhdueshme teknike dhe financiare, në përputhje me strategjinë e saj të zhvillimit. Sayed tha se Banka Botërore mbështet reformën në sektorin energjitik.

 


Drafti i kuadrit të partneritetit të ri 5 vjeçar mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë do t’I nënshtrohet diskutimeve gjatë muajit mars ndërsa prezantimi për Bordin e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore është planifikuar të bëhet në fund të muajit Prill.


Më të lexuarat