Secondary Adv

Gjobiten 42 pika karburanti gjate periudhes dhjetor 2014 - janar 2015

Bazuar në inspektimet e muajve dhjetor 2014 – janar 2015 nga Inspektoriati Qendror Teknik janë gjobitur në total 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure.

 

IQT njofton se 21 prej këtyre subjekteve janë gjobitur për mungesë dokumentacioni, ndërsa 21 subjektet e tjera për cilësinë e karburanteve.
Inspektorati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv. Në kuadër të transparencës me publikun, IQT publikon prej muajsh rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masë ndëshkimore.

 

“Bazuar në inspektimet e muajve dhjetor 2014 – janar 2015 nga Inspektorati Qendror Teknik janë gjobitur në total 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure. Përkatësisht 21 subjekte për mungesë dokumentacioni dhe 21 për cilësinë e karburanteve.
Inspektorati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv”, thuhet në njoftimin e IQT-së.
Në kuadër të transparencës me publikun, Inspektorati Qendror Teknik bën prej kohësh publik rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa ndëshkimore. Ndërkohë që garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve.
Për të parë subjektet e gjobitura klikoni në linkun e mëposhtëm.


https://iqt.gov.al/al/wp-content/uploads/2015/02/TABELA-E-SANKSIONEVE-PER-DING-IQT-JANAR.pdf


Më të lexuarat