Secondary Adv

FMN: Rritja ekonomike ne 2015 me pak se 3 per qind


Një vit pas miratimit të huasë, Fondi Monetar Ndërkombëtar sheh me shqetësim nivelin e lartë të kredive me probleme në vendin tonë. Ulja e kredive me probleme ishte argumenti kryesor i marrjes së huasë 330 milionë dollarë një vit më parë, por ato kanë mbetur afër nivelit 25% të totalit të kredive.


Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se mund të ulë parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Shefi i Zyrës së Fondit në Tiranë, Jens Reinke shpjegoi arsyet.
“Kryesisht janë faktorë të jashtëm, si ulja e çmimit të naftës që ka goditur këtë sektor në Shqiperi. Po kështu problemet në vendet e Eurozonës, veçanërisht Greqia por jo vetëm, te cilat mund te rrudhin me shume dergesat dhe ndoshta edhe eksportet. Deri tani ne kemi mbajtur vleresimin 3 per qind, por se shpejti ne Tirane vjen misoni i radhes dhe une pres qe kjo te rishikohet lehtesisht ne ulje. Megjithate pa ndonje ndryshim dramatik, qe do te thote se pavaresisht ketyre efekteve negative ekonomia po vazhdon te rimekembet”, tha Reinke.


FMN beson se një pjesë e rreziqeve në rritje nga jashtë mund të balancohen nga rritja e besimit të brendshëm. Por, sipas Reinke Qeveria duhet të vazhdojë reformat për të rritur rezistencën e ekonomisë dhe adresuar rreziqet e brendshme, si ai i fatures se pronave, se fundmi i kthyer ne makth per te gjithe.
Një tjetër pikëpyetje për ekonominë është ecuria e kredise, e cila edhe pse u rikthye ne territor pozitiv mbetet e plogësht për shkak të kredive të këqija. Në këtë pikë Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe FMN duken të kapur te gjithe ne befasi, teksa mekanizmi kryesor i propozuar, ai i shlyerjes se borxheve nuk funksionoi ashtu si pritej.


Me gjithë rimëkëmbjen e ngadaltë të rritjes, duket se edhe viti 2015 do të jetë i vështirë për ekonominë. Por FMN-ja vazhdon te ruajë tone optimiste per të ardhmen duke parashikuar rikthimin e rritjes mbi 4.5 për qind brenda tre viteve.


Më të lexuarat