Secondary Adv

Procedurat e reja per rikonstruksionin e banesave


Muajt e fundit qytetarët janë përballur me konfuzionin se çfarë duhet të bëjnë për të marrë një leje për rikonstruksion në banesën e tyre.


Disa prej të interesuarve u janë drejtuar me kërkesë bashkive apo komunave ku jetojnë për të marrë lejen e duhur, por këto të fundit me vendimin e marrë nga Këshilli Kobmëtar i Territorit, në Gusht të vitit të kaluar, nuk e kanë më në competence të japin leje.
Edhe pse ky vendim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, moszbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës sërish e mban peng pushtetin vendor për dhënien e lejeve. Në këto kushte i vetmi opsion që ka lënë qeveria është përmes Agjenicisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit.


Në momentin që një qytetar dërgon kërkesën pranë Agjencisë, kjo e fundit ka detyrim që brenda 30 ditëve t’i japë zgjidhje, por në kohën kur komunat dhe bashkitë nuk e kanë këtë kompetencë, dyndja e qytetarve bën që kapacitetet e AKPT të mos jenë të mjaftueshme.


Kjo praktikë në syrin e qytetarëve, nuk shikohet si përshtatshme, ata mendojnë që pushteti lokal është më pranë qytetarëve. Me reformën e re territoriale e cila do të nisë zbatimin pas zgjedhjeve vendore, pritet që kjo kompetencë tu kalojë sërish bashkive, ndërsa AKPT do të jetë ajo që do të kontrollojë procesin, më së shumti për ndërtimet në zonat e mbrojtura./TV.Scan


Më të lexuarat