Secondary Adv

Gazjellesi TAP shpall tenderin per kompanite qe do te ndertojne tubacionin ne det

 

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka hapur dy kontrata para kualifikimi për ndërtimin e seksionit detar të tubacionit prej 105 km në Detin Adriatik. Thellësia më e madhe e shtrirjes së tubacionit do të jetë 820 metra.


Para kualifikimi i parë përfshin punimet e Inxhinierisë, Prokurimit, Ndërtimit dhe Instalimit (EPCI) për seksionin detar të tubacionit me diametër 36 inch (90 cm) midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore. Fushëveprimi i EPCI-së përfshin gjithashtu veprat civile përkatëse të hyrjes dhe daljes në tokë si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, si edhe veprimtaritë e studimit, studimit të fundit të detit dhe para testimit.


Procesi i dytë i para kualifikimit ka të bëjë me furnizimin me tubat detarë dhe veshjen e tyre. Fushëveprimi i punës është i ndarë në tre lote.
Detajet e veçanta të njoftimeve të kontratave mund të gjinden në Shtojcën e Gazetës Zyrtare të BE-së – Tenders Electronik Daily (TED).
Knut Steinar Kvindesland, Drejtor Prokurimesh për TAP tha: “Jam me të vërtetë i kënaqur të ftoj kompanitë, përfshirë ato që veprojnë në vendet pritëse të TAP-it, të shprehin interesin e tyre në lidhje me dokumentacionin e parakualifikimit tashmë të mundësuar në TED. Përzgjedhja e furnitorëve të mundshëm do të mbetet rigoroze, duke i dhënë rëndësi të veçantë përmbushjes së standardeve të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit si dhe angazhimit të faktuar të TAP-it për politikën e tij për asnjë dëmtim.”
Në vijim të fazës së përzgjedhjes, TAP-i synon të nxjerrë ftesat përkatëse për Tender (ITT) për ndërtimin e pjesës detare brenda muajit maj 2015.

Për informacione të mëtejshme mbi procesin e prokurimeve të TAP-it dhe kontratat që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: https://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies .


Nëse jeni një nënkontraktor dhe jeni të interesuar të punoni për një nga kompanitë e përzgjedhura nga TAP-i për kontratat e tij, ju lutemi vizitoni https://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies/interested-in-working-as-subcontractor për të regjistruar informacionin tuaj që do t’i kalohet kompanive të ftuara të tenderojnë në procesin e prokurimit të TAP-it


Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

 


Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.


Më të lexuarat