Secondary Adv

Rritet numri i te punesuarve ne industrine perpunuese, tregti e ndertim ne 2014


Në raportin me të fundit të INSTAT për statistikat afatshkurtra të tremujorit të katërt 2014, rezulton se sektorët me ndikimin më të madh në punësim në rritjen vjetore (TIV 2014/T IV 2013) kanë qenë industria përpunuese dhe tregtia, ndërtimi dhe shërbimet. Pavarësisht rritjes së numrit të të punësuarve, pagat në pjesën më të madhe të sektorëve rezultojnë në ulje, sipas INSTAT.


Industri, Energji dhe Ujë
Gjatë tremujorit të katërt 2014, në ndryshim vjetor, numri i të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet që operojnë në aktivitetin “Industri” (Industri nxjerrëse dhe përpunuese) u rrit me 16,7 % krahasuar me tremujorin e katërt 2013, ndryshim i cili vjen kryesisht nga rritja e këtij treguesi në “Industri përpunuese” me 17,3 %.
Për aktivitetin “Energji elektrike, gaz, avull” ky tregues paraqitet me rritje 9,3 % ndërsa për aktivitetin “Grumbullimi, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve”, paraqitet me rënie 2,2 %.


Me një rënie prej 0,5 % rezulton në ndryshim tremujor, numri i të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri”, rënie e cila vjen nga ndikimi i aktiviteteve “Industri përpunuese” dhe “Industri nxjerrëse” përkatësisht me 0,5 % dhe 0,4 %.
Ky tregues paraqitet me rritje 1,8 % në aktivitetin “Energji elektrike, gaz, avull” dhe rënie 2,7 % në aktivitetin “Grumbullimi, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve”.


Gjatë tremujorit të katërt 2014, niveli i fondit të pagave, në ndryshim vjetor, shënoi një rritje prej 13,1 % në “Industri”, ndryshim i cili vjen kryesisht nga rritja e këtij treguesi në “Industri përpunuese” me 15,9 %.
Në aktivitetin “Energji elektrike, gaz, avull” ky tregues u rrit me 14,9 % ndërsa në aktivitetin “Grumbullimi, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve”, shënoi një rënie me 8,8 %.Fondi i pagave, në ndryshim tremujor, shënoi rritje me 2,5 % në aktivitetin “Industri”, rritje e cila vjen kryesisht nga ndikimi i aktivitetit “Industri nxjerrëse” me 3,5 %.
Ky tregues shënoi rritje në aktivitetin “Energji elektrike, gaz, avull” me 3,1 %, ndërsa në aktivitetin “Grumbullimi, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve”, rënie 1,6 %.


Ndërtimi
Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin e Ndërtimit në tremujorin e katërt 2014 paraqitet me një rritje prej 24,7 % krahasuar me tremujorin e katërt 2013, fondi i pagave shënoi një rritje prej 16,3 % gjatë së njëjtës periudhë.
Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin e “Ndërtimit” në tremujorin e katërt 2014 krahasuar me tremujorin e tretë 2014, paraqitet me rritje prej 3,6 %, ndërkaq fondi i pagave shënoi një rritje prej 7,2 %.


Shërbime
Në tremujorin e katërt 2014, në ndryshim vjetor, në aktivitetin “Shërbime” ka pasur një rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 12,8 %. Kontributin në këtë rritje e kanë dhënë aktivitetet “Hotele” me 26,5 % dhe “Tregti me shumicë” me 15,1 %, etj.
Në tremujorin e katërt 2014, në ndryshim tremujor, në ndërmarrjet e aktivitetit “Shërbime” ka pasur rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 0,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2014. Në këtë rritje kanë ndikuar aktivitetet “Aktivitete arkitekture dhe inxinierike” me 9,2 %, “Tregti me pakicë dhe shumicë, dhe riparimi automjeteve dhe motoçikletave” me 7,3 %. Ndërsa, aktiviteti ”Hotele” paraqitet me rënie 6,6 % në këtë tregues.


Në aktivitetin “ Shërbime”, në ndryshim vjetor, në tremujorin e katërt 2014, ka patur një rritje të fondit të pagave me 6,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kontribut kryesor në rritje në këtë tregues kanë dhënë aktivitetet “Hotele” me 23,4 %, “Tregti me shumicë” me 16,7 %, “Informacioni dhe komunikacioni” me 12,3 %, etj.


Në aktivitetin “ Shërbime”, në tremujorin e katërt 2014, në ndryshim tremujor, fondi i pagave paraqitet me rritje 1,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2014. Në këtë rritje kanë ndikuar aktivitetet “Informacioni dhe komunikacioni” me 16,9 %, “Agjenci udhëtimi” me 8,4% “Tregti me pakicë dhe shumicë, dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me 5,3 %.


Tregti me pakicë dhe shumicë
Në tremujorin e katërt 2014, në ndërmarrjet e aktivitetit “Tregti me shumicë”, ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë paraqet rritje 15,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2013.


Ndërsa, në ndryshim tremujor, ky tregues paraqet rritje 0,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2014.
Në aktivitetin “Tregti me shumicë”, në ndryshim vjetor, në tremujorin e katërt 2014, ka patur një rritje të fondit të pagave me 16,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në aktivitetin “Tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve dhe riparimi i automjeteve” ka patur rënie me 1,2 %.


Në ndryshim tremujor, ky tregues paraqet rënie 0,4 % në aktivitetin “Tregti me shumicë”, ndërsa në aktivitetin “Tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve dhe riparimi i automjeteve” ka patur rritje me 5,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2014.


Transporti dhe Magazinimi (përfshirë dhe aktiviteti “Postë”
Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Transport dhe magazinim” paraqet rritje me 4,6 % krahasuar me tremujorin e katërt 2013.Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin e “Transport dhe magazinim” ndryshimi tremujor, është 0 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014.


Referuar të njëjtit aktivitet, në ndryshim vjetor, indeksi i fondit të pagave paraqitet me rënie 22,2 %.Krahasuar me tremujorin e tretë 2014, indeksi i fondit të pagave paraqet rënie 17,1 %, në aktivitetin “Transport dhe magazinim”.


Hotele
Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në tremujorin e katërt 2014 paraqet rritje 26,5 %, ndërkaq në ndryshim tremujor, krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ky tregues paraqet ulje 6,6 %.
Fondi pagave, në ndryshim vjetor, në ndërmarrjet e aktivitetit “Hotele” paraqitet me rritje 23,4 % krahasuar me tremujorin e katërt 2013, ndërkaq në ndryshim tremujor, krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ky tregues paraqet rënie 5,5 %.


Informacioni dhe Komunikacioni
Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë, në aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni”, në ndryshim vjetor, paraqitet me rritje 4,4 %, në tremujorin e katërt 2014 krahasuar me tremujorin e katërt 2013.


Ndryshimi tremujor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë referuar të njejtit aktivitet “Informacioni dhe komunikacioni” paraqitet me ulje 4,4 %.
Fondi i pagave në aktivitetin “Informacioni dhe komunikacioni”, paraqitet me rritje 12,3 %, ndërsa ndryshimi tremujor i indeksit të fondit të pagave paraqet rritje 16,9 %.


Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike
Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Aktivitete arkitekture dhe inxinierike” paraqet rritje 3,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2013, ndërsa në ndryshim tremujor, referuar të njëjtit aktivitet, indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë paraqitet me rritje 9,2 %.
Ndryshimi vjetor i indeksit të fondit të pagave në aktivitetin “Aktivitete arkitekture dhe inxinierike” paraqet rënie 9,6 % krahasuar me tremujorin e katërt 2013.
Me rritje 3,9 % paraqitet indeksi i fondit të pagave në këtë tremujor, referuar të njëjtit aktivitet, krahasuar me tremujorin e tretë 2014./Monitor


Më të lexuarat