Secondary Adv

Prezantohet pavijoni i Shqiperise ne Expo Milano 2015


Nën moton “Ushqimi ynë, historia jonë, misteri ynë” Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në panairin e njohur universal “Expo Milano 2015”. Nëpërmjet këtij panairi ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë si një vend i konsoliduar dhe i vetfinancuar, ushqimi si motor i energjisë së jetës është mesazhi kryesor që përçohet.

 


Ambasada e Italisë në Tiranë, së bashku me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit dhe Investimeve (AIDA), organizuan të enjten prane Rezidencës së Italisë në Tiranë, një aktivitet për prezantimin e Ekspozitës Botërore të Milanos 2015 – nismë e rëndësishme që Italia do të mirëpresë në periudhën 1 maj – 31 tetor 2015 e ku do të marrin pjesë rreth 150 vende nga e gjithë bota – si dhe Pavijonin e Shqipërisë, ku do të paraqiten përsosmëritë gastronomike të traditës shqiptare. Shqipëria është bërë pjesë e Expo Milano 2015 brenda Cluster-it Bio-Mediterraneum.

 


Ekspozita Botërore në Milano, hapja e së cilës është parashikuar më datë 1 maj 2015, do të fokusohet në temën “Të ushejmë Planetin. Energji për Jetën”, pra në sfidën e së ardhmes për t’i siguruar njerëzimit ushqim të shëndetshëm, të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm.
Gjate prezantimit te pavionit shqiptare, u evidentua harta gastronomike e të gjitha rajoneve të Shqipërisë, si dhe të vendeve ku minoritetet shqiptare kanë ruajtur traditat e tyre.


Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo Milano 2015, Manjola Gjoni, do të prezantojë aktivitetet që Shqipëria synon të organizojë gjatë gjashtë muajve me rastin e pjesëmarrjes në Expo 2015, si dhe do të dorëzojë uniformën zyrtare të përfaqësimit të grupit të punës që do të jetë në Expo Milano.


Më të lexuarat