Secondary Adv

Raporti global i lumturise 2015, Shqiperia nder vendet me te palumtura ne bote

 

Raporti global i lumturisë 2015, që zhvillohet nga organizata e Kombeve të Bashkuara, e rendit Shqipërinë në vendin e 95 ndër 158 vende të ekzaminuara.Iniciativa globale e Kombeve të Bashkuara, “Networku për zgjidhje të zhvillimit të qendrushëm” sapo ka publikuar një raport për shkallën e lumturisë në të gjithë vendet e botës.


Raportin e kryeson Zvicra si vendi më i lumtur i botës, e kjo lidhet me nivelin e lartë ekonomik të vendit. Raporti i realizuar mbi kritere ekonomike, suportin social të njerëzve, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe drejtësinë, rendit edhe Shqipërinë në listën e vëndeve më të lumtura e të palumtura në botë.
Shqipëria renditet në vëndin  e 95 nga 185 shtete, ndërsa Kosova në vendin e 69. SHBA janë renditur në vendin e 15, Anglia në vendin e 21, Japonia 46 dhe Kina 84.  Në raport theksohet se mirëqënia dhe ekonomia janë tregues kritikë të zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi, ndaj duhen bërë prioritete të politikës së vëndeve të renditura në listë, mës të cilave edhe vëndi ynë.

 

 


Në krahasim me raportin e shkuar, atë të vitit 2013, dhe që maste periudhën 2010-2012, Shqipëria ka rënë plot 33 vende. Ndërkohë, ndryshe nga Shqiptarët e Shqipërisë ata të Kosovës, kanë fituar plot 14 vende në renditje. Ndërkohë në rang global, vendin e parë e mban Zvicra e ndjekur nga Islanda dhe Danimarka. Ky raport për herë të parë fotografon impaktin e krizës financiare globale gjatë viteve të fundit mbi gjendjen psikologjike të popullatës.
Për të ilustruar diçka të tillë mund të japim shumë mirë shembullin e Greqisë, ku indeksi i lumturisë ka shënuar rënien më të madhe globale në raport me periudhën para krizës, me plot 1.5 pikë. Edhe Italia apo Spanja kanë humbur respektivisht 0.8 dhe 0.7 pikë në renditje. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë nga lista e dhjetë vendeve më të lumtura. Një panoramë e tillë, thekson faktin se ky indeks është i lidhur ngushtë me klimën ekonomike.

Klikoni linkun per te pare raportin
https://81c27a5d9c3263e8ebcc-2da201d1ba4d5004cb235610c26ba057.r67.cf5.rackcdn.com/WHR15.pdf


Më të lexuarat