Secondary Adv

Hapet Tirana Ring Center, qendra me e re tregtare ne Tirane

 

Tirana tashmë do të ketë një qendër të re tregtare me më shumë shërbime dhe më pranë qytetarëve. Në përurimin e Tirana Ring Center ka marrë pjesë edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta si dhe një sërë personalitetesh nga bota e artit dhe politikës.

 


Kryeqyteti tashmë do të ketë një qendër të re tregtare. Tirana Ring Center ofron një gamë të gjerë shërbimesh si dyqane të firmave më të njohura,restorante,mundësi argëtimi për fëmijë e të rritur.I pranishëm në hapjen e kësaj qendre, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se kjo qendër tregtare tashmë do të kthehet në një qendër referimi për kryeqytetasit.Dy investitorët e  premtojnë më shumë shërbime kualitative. Tirana Ring Center është e pozicionuar në një pikë të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

 

Tirana Ring Center
Tirana Ring Center është e pozicionuar në qendër të qytetit, vetëm 500 m nga epiqendra administrative e Tiranës. Gjendet në kryqezimin e rrugëve kryesore, pikërisht në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, zona më e populluar ë Tiranës.TRC është Qendra më e madhe tregtare në qendër të Tiranës. Një ndërtim prej më shumë se 55,000 m2, me 70 dyqane të markave të reja ndërkombëtare. Objekti është i aksesueshëm nga 7 hyrje të ndryshme. Qendra tregtare ka vetëm një hyrje kryesore dhe ka mundësi lëvizjeje të organizuar nga kati në kat, përfshirë edhe katet e parkimit.  Qendra do të ofrojë një shumëllojshmëri shërbimesh (Handicap, Wi-Fi, telefon falas, kompjuter, shpërndarje, shërbim taksi etj).

 


Një kat do të jetë i dedikuar vetëm për hipermarketin, ndërsa nuk do të mungojnë dhe restorantet e ambientet e argëtimit për fëmijët. Gjithashtu, në Tirana Ring Center do të këtë rreth 50 apartamente dhe një hotel luksoz me 30 dhoma. Tirana Ring Center është një ndërtesë e përbërë nga një fasadë komplekse xham/pasqyrë e ndërthur me granit, e ndërtuar sipas teknologjisë më të fundit. “Ky është sistemi më inovativ në botë, i cili mund të integrohet drejtpërdrejt në fasadën e xhamit si pjesë përbërëse e ndërtesës. Dy ekranet me teknologjinë LED prej 280 m2 janë të përfshirë  në fasadën kryesore, të vendosur në pika strategjike me kënde të ndryshme shikimi.

 

 

Tirana RING Center

Posted by Tirana Ring Center on Saturday, May 2, 2015


Një hapësirë prej 2000 m2 do të jetë e rezervuar ekskluzivisht vetëm për fëmijët. Animatorët do të kujdesen për “çamarrokët e vegjël”, ndërkohë që prindërit do të kryejnë blerjet. “Kjo do të jetë hapësira më e madhe që një qendër tregtare i kushton fëmijëve dhe do të këtë menaxherë që do të kujdesen vetëm për ta. Një botë plot, lojëra, sport, edukim, rizgjim, shpirt konkurrence dhe tematika do të jetë dedikimi që do t’u ofrohet atyre. TRC do të ofrojë shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh në ambientet komode bashkëkohore. Ndërtimi i Tirana Ring Center ka filluar dy vite më parë dhe i hapi dyert për publikun diten e djeshme.


Më të lexuarat