Secondary Adv

Porti i jahteve ne Shengjin, se shpejti nis ndertimi

Së shpejti, në bregdetin e Shëngjinit, pritet të ndërtohet një port jahtesh, i cili do të ketë ndikim në zhvillimin e zonës dhe rritjen e numrit të turistëve.


Ministria e Transportit ka shpallur garën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për ndërtimit, shfrytëzimin dhe transferimin (BOT) të një porti jahtesh në Portin e Shëngjinit, në formën e propozimit të pakërkuar.Kohëzgjatja e kontratës, sipas dokumentave të Ministrisë, do të jetë për 35 vjet dhe bëhet fjalë për një financim tërësisht privat. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave është se data 12 Qershor 2015, ora 15:00.


Porti i jahteve do të ndërtohet në një zonë me sipërfaqe ujore (përfshirë kalatën perëndimore të Portit të Shëngjinit) prej 31 578 m2 dhe një sipërfaqe tokësore prej 12 381 m2.Kriteri kryesor që një Operator Ekonomik të marrë pjesë në këtë procedurë konçesioni/partneriteti publik privat, është paraqitja Sigurimin e Ofertës, shoqëruar me Formularin e Sigurimit të Ofertë.


Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është në masën 2% të vlerës së projektit të propozuar nga Ofertuesi.
Ndër kriteret e përzgjedhjes së fituesit, rëndësi kryesore merr kriteri teknik dhe më pas edhe më pas kriteret e tjera, si plani i mirëmbajtjes, ndikimi social e mjedisor, koha e ndërtimit, fee koncensionare dhe plani i riinvestimit. Oferta duhet të paraqitet nga operatorët ekonomikë, në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik.


Më të lexuarat