Secondary Adv

260 mln leke demshperblim per tokat e zena nga ndertimet pa leje

 

Në mbledhjen e ditës së djeshme qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e pronarëve. Tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. 262.093.285 lekë është shuma totale e miratuara nga qeveria për dëmshpërblimin e 28.700.9 m² truall që shpronësohet në qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.


Vendimi i plotë i Qeverisë:
Vendim për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, pika 1, shkronja “c”, dhe 5, pika 2, të ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave


Vendosi:
1. Shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit për sipërfaqen prej 28.700,9 (njëzet e tetë mijë e shtatëqind pikë nëntë) m², që shpronësohet, të jetë 262 093 285 (dyqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të kryejë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Më të lexuarat