Secondary Adv

Autostrade e re Nish-Prishtine-Durres

 

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi në Tiranë se Serbia e konsideron të rëndësishme autostradën që i jep Serbisë dalje në Durrës.

 

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ditën e djeshme kreu vizitën e parë në histori të një udhëheqësi serb në Shqipëri, ku foli me tone të buta për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa theksoi mosmarrëveshjen mes dy vendeve në lidhje me Kosovën.Vuçiç tha se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për autostradën që duhet të lidhë qytetin e Nishit në Serbinë e jugut me portin detar të Durrësit në Shqipëri, të cilit iu referua me emrin Draç, emri me të cilin Durrësi njihet në gjuhën serbe.

Aktualisht autostrada në fjalë është ndërtuar në pjesën më të madhe në Shqipëri dhe Kosovë, por segmenti nga Prishtina deri në Nish vijon të mbetet në gjendje të keqe.Serbia ka investuar aktualisht për ndërtimin e Korridorit Pan-Europian Numër 10, i cili lidh Beogradin me Shkupin përmes luginës së Preshevës por nuk ka investuar në rrugët lidhëse drejt kufirit me Kosovën.


Më të lexuarat