Secondary Adv

11 gjerat qe po zhvleresohen, si pasoje e zhvillimit i internetit

Share on Google+

Interneti si shpikja më e madhe e njerëzimit po transformon gjithnjë e me tepër jetën tonë. Ai tani është kthyer në domosdoshmëri për qindra miliona njerëz në mbarë botën. Shkencëtarët paralajmërojnë se në qoftë se zhvillimi i internetit do të vazhdojë me ritme të tilla po kaq të vrullshme, në një kohë të afërt ne nuk do të jemi më në gjendje të dallojmë se ku është jeta reale dhe ku ajo virtuale. Interneti prej vitesh mundëson komunikim të shpejtë të individëve, organizatave,mediave, qofshin vizive apo të shkruara, duke u kthyer në enciklopedinë më të madhe të botës moderne.

 

Por ka disa gjëra që me kalimin e kohës interneti e ka zbehur përdorimin e tyre. Ja cilat janë disa prej tyre:

 

1. Enciklopeditë

Nëse para disa vitesh për të hartuar një raport u duhej të përdornit si burim enciklopedinë, tani kjo nuk është më e nevojshme, pasi të njëjtën gjë bën edhe Wikipedia.  Aty ju mund të gjeni më lehtë dhe më shpejt informacionin, që ju duhet.

 

2. Agjensitë e udhëtimeve

Para viteve 1995 nëse u është dashur të udhëtoni atëherë hapi i parë ishte të shkonit në një agjensi udhëtimesh për të parë çfarë mundësi kishit. Ju do të uleshit aty dhe një agjent do ju tregonte katalogët për opsione të ndryshme. Pasi të vendosnit se çfarë kërkonit, atëherë agjenti do të merrte një kompjuter “gjigand” dhe do të shpenzonte disa minuta duke u përpjekur për të gjetur mundësitë më të mira fluturimit për ju. Për këtë arsye me zhvillimin e internetit agjensitë e udhëtimit u bënë të vjetëruara. Pasi tani secili mund të hulumtojë direkt faqt e internetit të linjave ajrore.

 

3. Gazetat

Edhe pas zhvillimit të TV, gazetat gjithmonë kanë qënë një burim informacioni i asaj që ndodhte në mbarë botën. Shumë qytete dhe qyteza kishin nga dy gazeta një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Por në fund të viteve 1990 kur njerëzit filluan të përdorin internetin edhe për të marrë lajmet më të fundit të ditës, atëherë përdorimi i gazetës dalëngadalë filloi të zbehej.

 

4. Modestia

Nëse vite më parë do të duhej të shikoje në klasë, në rrugë apo në ambjente të tjera se si vishej dikush apo për të mësuar vendndodhjen e dikujt, në ditët e sotme kjo është shumë e lehtë. Mjafton vetëm të shohësh postimet e shumta që bëhen në rrjetet e ndryshme sociale si Facebook apo Instagram.

 

5. Dyqanet e librave dhe të muzikës 

Vite më parë kur njerëzit kishin një këngëtar të preferuar prisnin që kanalet muzikore në TV apo radio të transmetonin këngët e tij ose shkonin në dyqan për të blerë një CD apo kasetë. Kurse për të kërkuar një libër të ri për ta lexuar duhej të shkonin në librarinë ku ai ishte. Në ditët e sotme kjo ka ndryshuar, pasi në internet mund të gjeni çdo gjë.

 

6. Privatësia

Njerëzit, të cilët shqetësohen se të dhënat e tyre mund të bien në duar të gabuara duhet të kuptojnë se në momentin që ju vendosni një informacion për veten në internet, ai është aty përgjithmonë. E vetmja mënyrë për të siguruar 100 për qind privatësinë tuaj është të qëndroni larg internetit.

 

7. Shkrimi dhe postimi i letrave

Njerëzit sot komunikojnë shumë më lehtë dhe më shpejt me njëri-tjetrin. Kur mendoni për e-mailin është vërtet një gjë e mahnitëshme pasi vetëm brenda disa minutave dikush në anën tjetër të botës mund të marrë informacionin, që ju dëshironi ti jepni. Ndërsa kohë më parë kjo ishte më e nderlikuar pasi ju duhej të hidhnit mendimet tuaja në një letër, ta vendosnit atë në zarf, ta adresonit, të gjenit një kuti postare dhe të prisnit një përgjigje për një kohë të gjatë. Kjo ka sjellë edhe zbehjen e përdorimit të letrave të shkruara.

 

8. Mos ndërhyjmë në punët e të tjerëve

Në ditët e sotme përdorimi i mediave sociale si Facebook,Twitter dhe Yelp na japin mundësinë për të publikuar diçka rreth vetes sonë që dëshirojmë ta ndajme me të tjerët apo edhe të komentojmë. Por kjo nuk ndodhte vite më parë.

 

9. Industria e medias për të rritur

Kjo ka qënë një nga të parat që ka përqafuar teknologjinë e re, por sot po shohim pasojat e ndikimit të internetit në këtë fushë.

 

10. Nevoja për të marrë pjesë në mësim

Me zhvillimin e internetit pritet që në të ardhmen edhe të bërit mësim do të zhvillohet  përmes një laptopi.

 

11. Librat telefonikë

Vite më parë njerëzit për të komunikuar me njëri-tjetërin përdornin telefonin e shtëpisë ose versionin tjetër që ishte telefoni publik( të cilin për ta përdorur duhej të paguaje një kartë). Zbehjen e përdorimit të tyre nuk e bëri interneti por celulari. Nëse nuk keni pasur në shtëpi një telefon të shtrenjtë, i cili mund të shpëtojë disa prej numrave atëherë ju është dashur të përdorni librin telefonik, i cili ka faqet e bardha për numërat e banimit dhe të verdhat për numërat e bizneseve.


Më të lexuarat