Secondary Adv

Disa keshilla themelore qe duhet ti dini per rimodelimin e kuzhines tuaj

Share on Google+

Kur është fjala për rimodelimin e kuzhinës, ka shumë gjëra që mund të bëhen për të përmirësuar  atë. Kjo fillon me dëshirat tuaja personale: çfarë doni të bëni me kuzhinë tuaj, si doni ta përmirësoni dhe cila është mënyra? Pasi tu jeni përgjigjur këtyre pyetjeve, do të jetë shumë më e lehtë për ju të kuptoni se çfarë doni dhe si ta bëni atë. 

 

Në listën e mëposhtme janë vetëm disa nga gjërat më themelore, që ju duhet ti dini për rimodelimin e kuzhinës tuaj.

 

Faza 1: Filloni duke menduar për atë që ju duhet

Ky ndoshta është hapi më i rëndësishëm në rimodelimin e kuzhinës, të menduarit në lidhje me prioritetet. Sa njerëz do të jenë aty, sa njerëz do ta përdorin atë, sa e madhe dëshironi të jetë e të tjera pyetje si këto. Pasi të keni gjetur përgjigjen e gjithë këtyre pyetjeve dhe të keni një ide të qartë sesi doni që kuzhina juaj të duket, atëherë jeni gati për të shkuar në fazën e dytë.

 

Faza 2: Organizoni  idetë tuaja

Kjo fazë fillon me kërkime të mëdha dhe planifikimin. Përveç kësaj ju duhet të vendosni edhe buxhetin, që do të përdorni. Mos harroni! Jo çdo kuzhinë e madhe duhet të ketë një buxhet të madh. Ai do të ndryshojë shumë herë gjatë procesit të planifikimit, në varësi të gjërave që ju mund të dëshironi të shtoni.

 

Faza 3: Gjej njerëzit e duhur për të bërë këtë punë

Le të jemi të sinqertë: ju nuk mund ta bëni vetë këtë punë. Ka shumë gjëra në lidhje me kuzhinën, të cilat duhet të bëhen nga profesionistët. Ju mund të gjeni profesionistë për këtë punë duke pyetur miqtë tuaj, ose duke shikuar në gazeta apo në internet. Gjithsesi më të besueshmit janë ata, që ju sugjerojnë miqtë tuaj, pasi kanë një përvoj të kaluar.

 

Faza 4: Përfundimi

Pasi të keni zgjedhur dizanjin dhe ekipin e duhur të punës, tani është koha për të blerë paisjet. Kjo mund të jetë pjesa më rraskapitëse dhe padyshim më e shtrenjta. Ka pajisje të caktuara për të cilat ka nevojë çdo kuzhinë dhe ka nga ato, që janë thjesht luksoze. Ju duhet të jeni në gjendje të bëni diferencën. Sigurohuni që çdo gjë është brenda buxhetit të përcaktuar. Më shumë nuk është gjithmonë më mirë.


Më të lexuarat