Secondary Adv

Si te ndriconi kopshtin tuaj? Ja disa disa ide...

Share on Google+

Vera është muaji që na kujton se kopshtet janë vende ideale për pushim, freskim dhe relaksim. Prandaj edhe kësaj hapësire të shtëpisë i duhet kushtuar kujdes i veçantë. Për të pasur një kopsht të bukur ndriçimi i tij është një element shumë i rëndësishëm. 

 

Për të realizuar këtë ju vijnë në ndihmë këshillat e mëposhtme:

 

1. Kontaktoni një specialist/Dizajner 

Para se të kontaktoni një dizajner për ndriçimin e kopshtit tuaj pyesni veten pse ju doni ta bëni këtë? A do ta përdorini gjatë gjithë vitit? A mungon ambienti i jashtëm? Apo është thjesht për rritjen e sigurisë të shtëpisë tuaj. Nëse ju jeni në gjendje tu përgjigjeni këtyre pyetjeve atëherë kontaktoni me specialistin. Ai do ju udhëzojë në mënyrën e duhur. 

 

2. Teknika për ndriçimin e kopshtit

a) Theksoni pemët dhe pjesë të tjera të gjelbra duke i ndriçuar nga lart ose nga poshtë. Kjo teknikë krijon një pikë qëndrore mahnitëse, e cila do të ndryshojë ashtu si ndryshojnë stinët.

b) Zgjidhni një sipërfaqe të kopshtit, e cila do të jetë fasada dhe qendra, pasi aty përqendrohen një sërë teknikash të ndriçimit.

c) Përdorimi i dritave të varura është një mënyrë shumë e mirë për ta bërë kopshtin tuaj të duket bukur dhe me stil.


Më të lexuarat