Secondary Adv

Panairi boteror i tregetise Hannover Messe 25-29 Prill 2016

Hannover Messe është një nga panairet kryesorë të tregëtisë ndërkombëtare për teknologjinë industriale, duke tërhequr më shumë se 6000 kompani dhe 200.000 vizitorë nga e gjithë bota.

 

Sivjet, Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vend partner ne organizimin e panairit.Në çdo segment të panairit do të ketë një tendë të kompanive nga SHBA duke ju siguruar kështu akses të drejtpërdrejtë me kompanitë, furnizuesit dhe ekspozuesit e këtij vendi.

Në panair do të shfaqen pesë segmente kryesorë:
1. Automatizimi industrial
2. Dixhitalizimi i fabrikave ( fabrika dixhitale)
3. Energjia ( duke përfshirë avancimin e transportit)
4. Paisjet industriale
5. Hulumtimet dhe Teknologjia

Kjo është një mundësi unike për të mësuar më shumë rreth mundësive për investime si edhe dhe për tu njohur me organizatat e zhvillimit ekonomik lokal në SHBA. Panairi zhvillohet në datat 25-29 Prill 2016, në Hannover, Gjermani.

Zyra Ekonomike dhe Tregtare e Ambasades Amerikane ne Tirane do te ofroje rregjistrimin falas ne panair per te gjithe kompanite shqiptare te interesuara si dhe do te mundesoje takime B2B mes kompanive shqiptare dhe atyre amerikane. Te gjitha kompanite e interesuara per te mesuar me shume mund te kontaktojne me Ambasaden Amerikane ne adresen  USALBusiness@state.gov

Me te lexuarat ne Panaire