Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Mobilerise SHQIPERIA 2016

Share on Google+

Ju njoftojme se per te 13-in vit, ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, Albexpo Group ne bashkepunim me Shoqaten e Mobiljereve Prodhues te Shqiperise ( AWPA) organizojne panairi e pervitshem te mobilerise Shqiperia 2016, i cili eshte programuar ne kalendarin zyrtar te organizimit te panaireve ne  Shqiperi ne datat 11-14 Mars 2016.

Me besimin se Ju keni interes, per te qene pjesmarres ne kete aktivitet, po Ju dergojme  bashkengjitur keto materiale:

 

  1. Ftesen
  2. Planet per Pavionet 1, 2 dhe 3
  3. Aplikimin
  4. Foto nga edicioni i ketij viti dhe disa te dhena me shume lidhur me aktivitetin.

 

Data e aktivitetit: 

 

nga 11/03/2016 deri ne 14/03/2016

 

Organizator: 

 

Albexpo Group me mbeshtetjen e Shoqates se Prodhuesve te Mobiljerise te Shqiperise (SHPMSH),

 

Vendi: 

 

Pallati i Kongreseve, Tirane ( ne Qendren e Kryqytetit)

 

Tema: 

 

Prezantimi i Prodhimeve te Mobiljeve nga Kompani Vendase e te Huaja

 

Bashkepunetor: 

 

Shoqata e Perpunuesve te Drurit te Kosoves (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregetise te Rajonit.

 

  

 

Panairi Internacional i Mobilerise SHQIPERIA 2016

 

Panairi i Mobilerise ka filluar me edicionin e pare ne vitin 2004. Ne harkun kohore 1995 – 2003, sektori i mobilerise, pergjithesisht tregtar ka ekspozuar ne panairet e pergjithshme, por me kalimin e viteve, kompanite shqiptare e vleresuan pjesmarrjen ne panaire, si pjese shume te rendesishme te marketingut, e per rrjedhoje me shtimin e  kerkesave per pjesmarrje, u kalua ne nje panair te profilizuar vetem per mobilerine.

 

Ne vijueshmerine e viteve, ky panair ka patur sukses, si ne rritjen e numerit te ekspozuasve me perqasje te lamive te ndryshme te ketij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe ne rritjen e te interesuarve si vizitore nga vendi dhe rrajoni. Keta mysafir kane qene pergjithesisht tregtare te shumices, studjo dizajni, arkitekt, ndertues, hoteljer, administrator te ndryshem ne fushen e ekonomise, sportit, kultures, arsimit, turizmit, artit e te tjere, gjithashtu dhe konsumatore direkt.

 

Edicion i 13-te, si vazhdim i tradites 4 vjecare edhe kete vit sillet nga nje bashkeorganizim i Albexpo Group – shoqeri e specializuar ne fushen e oraganizimim/realizimit te ekspo panaireve  dhe  Shoqates se Prodhuesve te Mobiljerise te Shqiperise. SHPMSH,  lindi dhe u themelua ne vitin 2011 ne kete panair, duke mbeshtetur fort antaret e saj me nje nga objektivat e saj, promovimin dhe marketimin e kesaj industrie ne Shqiperi.

 

 

  Përshkrimi i pjesëmarrësve

 

Organizatoret do te marrin për baze disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve ne Panair.

 

  • Pjesëmarrësi qe perfiton lehtesira (shih aplikimin) nga organizatori SHPDSH duhet te plotësojnë këto kritere:
    1. Te jete kompani e regjistruar legale
    2. Te jete anëtare e SHPMSH, ose te behet.
    3. Te promovoje produkte ose shërbime “Made in Albania”, (pra ato te jene prodhime vendore)
    4. Te ketë kapacitete te mjaftueshme si kompani.
  • Pjesmarres jo anëtare duhet te plotësojnë këto kritere:
    1. Te jete kompani e regjistruar legale ose me perfaqesues legal ne Shqiperi
    2. Kompania e huaj do ti neshtrohet ligjit doganor te Republikes se Shqiperise .

 

Profili i pjesëmarrësve

 

1    Mobileri per Shtepine

 

  1. Mobileri per paradhomen
  2. Mobileri per sallonin
  3. Mobileri per kuzhinen
  4. Mobileri per dhoma gjumi
  5. Mobileri per dhoma femijesh
  6. Mobileri per Banjot

 

2    Mobileri per Zyra

 

  1. Mobilie zyre
  2. Atrecatura per zyra

 

3     Mobileri per Hapsira Publike
a. Mobileri per Hotele

 

  1. Mobileri per Bar – Kafe
  2. Mobileri per Restorante

 

4     Kopshtet

 

  1. Mobileri per Kopshtet
  2. Dekoracion per Kopshtet

 

5      Makinerite dhe Mjetet
a.  Makinerite e renda te perpunimit te drurit dhe derivateve te tij
b.  Mjetet per perpunim te drurit dhe derivateve te tij
6    Lende te Para
1.7   Paisje Shtese
a. Aksesore
b. Paisje
c. Ndricim
d. Elektoshtepake

 

  Priteshmerite e pjesëmarrësve ne Panairin Shqiperia 2016

 

  1. Rritja e njohurive teknike te kompanive nga eksperiencat e njeri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjise se larte
  2. Zhvillimi i produkteve te reja ne inovacion, dizajn dhe shumllojshmeri
  3. Krijimi i kontakteve te reja me mundësi te blerësve potencial
  4. Mundësia te prezantohen produktet vendore tek kompanite nderkombetare
  5. Vazhdimi i kontakteve me produktet e reja
  6. Realizimi i kontratave

 

Panairi Mobilerise “SHQIPERIA 2015″ vendi i zbulimit te ideve te reja per terheqjen e bleresve te rinj, e cila do te thote me shume mundesi per ekspozuesit.
Ne kete aktivitet mund ti tregoni konsumatorit vleren e produktit dhe te markes tuaj.

 

 

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 30 Dhjetor 2015

 

 

 

Per me shume kontaktoni ne e-mail :

 

info@albexpo.com, albrelax@albexpo.com, shpdsh.awpa@gmail.com

 

ose ne telefonat :

 

00355692099997 ( komunikimi ne shqip),

 

00355692071300 ( Komunikimi ne anglisht, Italisht, Gjermanisht)

 

00355692061300 ( Komunikimi ne anglisht, Italisht, Gjermanisht)


Më të lexuarat