Secondary Adv

Shtroni dyshemene e ambjenteve tuaja me produkte cilesore nga Teknoedil

Dëshironi të ndryshoni arredimin e brendshëm të shtëpisë ? Keni nevojë për një dysheme të re për kuzhinën apo banojn tuaj?  Na vizitoni në kompaninë tonë “Teknoedil shpk”, pasi këtu do të gjeni një gamë të gjerë produktesh për të gjitha nevojat tuaja.

 

Banesat

Për shtëpinë apo apartamentin tuaj ne kemi një linjë të gjerë produktesh me cilësi të lartë. Ata kanë rezistencë të lartë ndaj dëmtimeve dhe një zgjidhje për të gjitha nevojat tuaja në aspektin e madhësisë, instalimit ose aksesorëve. Këto janë produkte, të cilat instalohen shpejt dhe lehtë.

 

Sport

Ne jemi specialistë të dyshemeve sportive PVC që nga viti 1947 me markën tonë Taraflex. Mjeshtëria dhe përvoja jonë është reflektuar në cilësinë dhe gamën e gjerë të produkteve tona. Ne sjellim gjithmonë risi në treg dhe ofrojmë produkte me një numër të madh ngjyrash, të cilat u përshtaten ambjenteve të ndryshme sportive. Duhet theksuar gjithashtu se produket tona janë ekologjike. Ato janë të padëmshme për mjedisin si edhe për shëndetin e përdoruesve tanë.

 

Tregëti me pakicë (për dyqanet)

Të vetëdijshëm për nevojat tuaja, ne duam tu sjellim një zgjidhje për të gjitha llojet e dyqaneve. Për ta bërë këtë, kompania jonë ofron zgjidhje, të cilat ju japin mundësi të rinovoni dyqanin tuaj pa e mbyllur atë. Gama e gjerë e produkteve tona do ti përshtatet  atij jo vetëm me dizajnet e tyre moderne, por edhe me karakteristikat teknike si për shemull: rezistencë të lartë ndaj trafikut të rëndë.

 

Zyra

Dizajni i zyrave është thelbësor, pasi ato janë mediumi i parë i komunikimit të kompanisë tuaj, por gjithashtu mund të ndikojnë fuqishëm në efikasitetin dhe rezulatin e punonjësve. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë krijimit të zgjidhjeve të ndryshme  për të sjellë një ambient të rehatshëm dhe motivues.

 

Transport

Gerflor: Është një nga prodhuesit kryesorë në botë për mbulesat e dyshemeve për pjesën e brendshme të automjeteve për pasagjerë si: autobuzë, trena, tramvaje, metro, avionë etj. “Gerflor Transport Flooring” ofron zgjidhje globale me emrat e markave të famshme si: Tarabus, Traveller, Batiflex & Streamo.

 

Industri

Ne krijojmë produkte të veçanta për veshjen e mureve dhe dyshemeve, të cilat garantojnë siguri, besueshmëri dhe cilësi të lartë për prodhuesit. Çdo ditë ne punojmë për të ofruar mbështetje për të zgjidhur çështjet industriale si edhe për të përmbushur  të gjitha rregullat.  Zbuloni zgjidhjet tona në lidhje me aktivitetin tuaj. Ne gjithashtu jemi anëtarë të shoqatave profesioniste më të mirënjohura.

 

Kujdesi shëndetësor

Në këtë fushë dyshemetë duhet të plotësojnë nevojat e kujdesit shëndetësor, të punonjësve, pacientëve dhe vizitorëve. Për më tepër ato duhet të jenë të qëndrueshme për njëkohë të gjatë dhe të përshtatshme për përdorim. Ato  gjithashtu duhet të jenë të rehatshme dhe të sjellin një atmosferë të qetë për të ndihmuar shërimin e pacientëve dhe relaksimin e të moshuarve. Ne kemi krijuar zgjidhje për trajtimin e këtyre kufizimeve. Dyshemetë tona janë mjaft rezistente dhe gjithashtu mund të pastrohen lehtë duke sjellë një higjenë të garantuar.

 

Edukimi

Ne ofrojmë një zgjidhje të plotë të përshtatur për tregun e arsimit. Ky treg kërkon produkte të ndryshme për të mbuluar një sërë fushash. Sigurimi i higjenës, rezistenca dhe izolimi akustik janë disa kritere të detyrueshme që duhet të përmbushen. Përvoja jonë na lejon të ofrojmë produkte të shumta të përshtatura për çdo fushë dhe nivel të arsimit. 

 

Per me teper informacion klikoni ketu

Me te lexuarat ne Arredim & How-To