Secondary Adv

Keni vendosur te shisni shtepine tuaj? Ja disa menyra se si te rrisni vleren e saj...

Share on Google+

Me vlerat e tregut imobiliar, të cilat ndryshojnë vazhdimisht ju mund të pyesni veten se sa është vlera e shtëpisë tuaj?

 

Nësë keni vendosur të shisni shtëpinë, atëherë llogaritja e vlerës së saj mund të jetë një biznes i nderlikuar, i cili kërkon shumë kohë dhe përpjekje. Tani ju mund tja kurseni vetes këto duke marrë vlerësime të shpejta nga ekspertët, të cilët përdorin të dhënat më të fundit dhe algoritma për tju dhënë një çmim të saktë.Në këtë post do ju tregojmë tre mënyra sesi ju të rritni vlerën e shtëpisë tuaj. Ato janë:

 

1. Bëni riaprime të vogla të shtëpisë tuaj ( për shëmbull ndryshoni papfingon ose bodrumin) 

Zakonisht njerëzit e përdorin papfingon apo bodrumin si hapësira, ku mbajnë objekte të ndryshme. Por, mund ti transformoni ato në mjedise të tjera si psh: një dhomë gjumi ose tualet. Ky është një veprim shumë inteligjent për të garantuar mundësitë për të rritur vlerën e saj. Duke mos bërë riparimet e domosdoshme ju nuk kurseni asgjë pasi kjo thjesht ul vlerën dhe gjithashtu mund të ngadalësojë procesin e shitjes. Agjenti juaj imobiliar mund t’ju këshillojë si të bëni rregullime, në mënyrë që ti ngrini vlerën shtëpisë tuaj, por pa e tejkaluar me shpenzimet.

 

2. Kujdesuni për pamjen e jashtme të shtëpisë tuaj

Blerësit nuk do të vijnë brenda shtëpisë tuaj, nëse ata nuk e pëlqejnë pamjen e saj edhe nga jashtë. Shumë prej tyre e shikojnë nga jashtë një shtëpi përpara se të vendosin për ta parë apo jo nga brenda. Kështu që pastroni oborrin, prisni shkurret, zvogëlojini pemët dhe pastroni kopshtin dhe rrugët nga gjethet apo mbeturina të tjera. Riparoni ulluqet dhe strehën e çatisë, gjithashtu lyejeni atë nga jashtë.

 

3. Përmirësoni kuzhinën tuaj

Sipas ekspertëve kuzhina është ambienti më i mirë i shtëpisë ku mund të bëhen shumë përmirësime. Edhe në qoftë se hapësira mund të jetë relativisht e ngushtë, përdorimi i mirë i saj mund të tërheqë vëmendjen.


Më të lexuarat