Secondary Adv

Nje oxhak i jashtem mund te shtoje bukurine e shtepise tuaj. Ja si mund ta ndertoni nje te tille edhe ju

Share on Google+

Për ata që jetojnë në shtëpi private oxhaqet në ambientin e jashtëm, janë elementë shumë modern dhe funksionalë.Leo shpk ju ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me ndërtimin e një oxhaku. Nëse vendosni të ndërtoni një oxhak në oborrin e shtëpisë suaj më poshtë po ju japim disa këshilla që duhet ti keni parasysh.

 

1. Bëni dizanjin tuaj

Shumë njerëz e bëjnë vetë projektimin e oxhakut për shtëpinë e tyre, kështu ata nuk kanë nevojë të punësojnë një arkitekt apo të paracaktojnë një buxhet. Por kur vendosni ta dizenjoni vetë duhet të merrni parasysh këto gjëra të rëndësishme: Një bazë betoni mund të jetë platforma më e mirë për këtë lloj oxhaku. Vendi ku do të ndizet zjarri duhet të jetë prej tullash zjarrduruese ose çelik inoxi, do ishte zgjedhja e përsosur.

 

2. Karakteristikat

Për një vatër të hapur, ju do të duhet të keni një vend për ruajtjen e druve. "Dhoma" duhet të jetë mjaftueshëm e madhe me qëllim që të mbajë një sasi të konsiderueshme të lëndës drusore.  Manteli gjithashtu është një element i rëndësishëm për një oxhak në natyrë, pasi i jep atij nje pamje më elegante dhe ju lejon që të vendosni aty sende dekorative.

 

3. Madhësia

Kur ju vendosni të ndërtoni një oxhak jashtë shtëpisë duhet të merrni në konsideratë edhe madhësinë e tij. Ajo duhet të jetë në proporcion me shkallët e oborrit. E këshillueshme është që këta lloj oxhaqesh të jenë të vegjël me qëllim që të mirëmbahen më lehtë dhe të krijojë një pamje sa më të bukur. Por nësë dëshironi sa më shumë nxehtësi atëhere ai duhet të jetë i madh. Për të ditur madhësinë e saktë mund të kontaktoni me një specialist.

 

4. Kostoja

Nësëe vendosni të instaloni një oxhak në natyrë atëherë duhet të llogaritni edhe koston, e cila ndryshon nga dyqani në dyqan. Ajo varet nga madhësia dhe nga materiali që ju do të përdorni për ndërtimin e tij.

 

5. Si përfundim 

Ai mund tu japë rehati, kënaqësi dhe ngrohtësi pafund. Për këtë arsye dekorojeni shtëpinë tuaj me një oxhak të bukur në natyrë.

Per me teper informacion rreth OXHAQE LEO klikoni ketu


Më të lexuarat